Maqedoni Anevski: Janeva ka shkelur ligjet dhe në mënyrë brutale ka larguar dy...

Anevski: Janeva ka shkelur ligjet dhe në mënyrë brutale ka larguar dy prokuroret

Prokurorja speciale publike  Janeva i ka larguar dy prokurorët nga vendi i punës në një mënyrë brutale, me ndihmën e policëve të gjyqit- tha Anevski pas séances së sotme të Këshillit ku janë shqyrtuar deklaratat e dy prokuroreve Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva.

“Kemi konstatuar se dy prokuroret janë përjashtuar nga puna, nuk janë larguar për shkak të rënies së volumit të punës. Qasja është e pahijshme, dhe nëse mund të them jo etike. Prandaj gjatë mbledhjes së ardhëshme do të kërkojmë raport për volumin e punës nëse ka rënë vërtetë. Në bazë të kësaj analize do të zvogëlojmë numrin e prokurorëve prej 12 në 10 dhe do të vendosim edhe për fatin e prokuroreve që tani kanë ngelur pa punë”, tha Anevski.

Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit, do të diskutohet statusi i dy prokuroreve të shkarkuar. Do të merret vendim për uljen e numrit të prokurorëve, apo për vazhdimin e angazhimit të tyre në Prokurorinë Speciale. Këshilli i Prokurorëve Publik ka diskutuar edhe mbi ankesën e një gjykatësi të Gjykatës Administrative i cili pohon se prokurorët e Janevës i kanë marrë deklaratë në kafene, duke shkelur të gjitha ligjet dhe procedurat ligjore të cilat duhen respektuar gjatë marrjes në pyetje.