Maqedoni Anëtarët e Komisionit Anketues sërish u grindën, Stavrevski nuk do të dëshmojë

Anëtarët e Komisionit Anketues sërish u grindën, Stavrevski nuk do të dëshmojë

Seanca e Komisionit Anketues për skandalin me përgjimet, në të cilën sot duhej të dëshmonte ministri i financave, Zoran Stavrevski, është ndërprerë.

Anëtarët e Komisionit nga VMRO – DPMNE dhe nga LSDM-ka, si zakonisht, sërish u grindën për agjendën, me çka kryetari i Komisionit, Petre Shilegov, ndërpreu seancën.

Në deklaratën për gazetarët, Shilegov tha se është krejtësisht jo korrekte ndaj qytetarëve nga gjithsej 6 funksionar të ftuar dhe anëtar të VMRO- DPMNE-së të dëshmojnë vetëm dy, prej të cilëve askush publikisht. Ajo që Nikolla Gruevski dhe Zoran Stavrevski kanë refuzuar që publikisht t’iu përgjigjen pyetjeve, sipas Shilegovit, është tentim për t’i fshehur krimet e tyre nga qytetarët.

Me sjelljen e këtillë të VMRO- DPMNE-së, vihet në pikëpyetje objektivi i Komisionit. Fitohet përshtypja se e gjithë kjo është vetëm farsë sepse deklaratat nga Komisioni Anketues duhej t’iu shërbenin qytetarëve që të kishin pasqyrë për të gjithë aferën me përgjimet, mirëpo VMRO- DPMNE-ja vendosi të fshihet- deklaroi Shilegov.

Ai tha se derisa Zoran Stvarevski nuk e vendos të flas publikisht, kjo seancë nuk do të vazhdojë.

Deklarata për ndërprerjen e seancës kishte edhe Antonio Milloshoski, sipas të cilit, LSDM e shtynë të gjithë punën që të ketë arsyetim se ndonjë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos nuk është realizuar dhe të mund të kërkojë  prolongim të zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e tijë të Komisionit nuk duan të vijnë në rend të vijnë dëshmitarët e radhës.