Maqedoni Ambasadorët me përbërje të njëjtë, në ora 16: 30 do të...

Ambasadorët me përbërje të njëjtë, në ora 16: 30 do të takohen me Zoran Zaevin, liderin e LSDM-së

Lideri i BDI-së nuk ka dashur të jap dorëheqje për gazetarët pas  takimit  i cili zgjati dy orë me ambasadorin e ShBA-së. BE-së, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë, njoftoi „Nova TV”.

Gazetarët e pyesin Ahmetin a do të mbajë përgjegjësi për rastin e Kumanovë. por zëdhënësi i tij ka deklaruat se deklaratën do ta japin ambasadorët.

“Përshëndesim rolin konstruktiv të BDI-së, fundjavën e kaluar, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Këshillin e Sigurimit. Shpresojmë se BDI-ja do të vazhdoj me qasjen e tillë konstruktive edhe në aktivitetet me të gjitha palët dhe institucionet. BDI-ja, si pjesëtare e koalicionit qeveritar, ndan përgjegjësi për avancimin e vlerave dhe parimeve demokratike. Prandaj, partia ka obligim të ndihmoj në ndërtimin e institucioneve të vendit dhe të siguroj se veprat kriminale të zbardhura me publikimin e bisedave të përgjuara, të hetohen në mënyrë transparente dhe të besueshme. Tani, më tepër se asnjëherë, shpresojmë që BDI-ja të marrë pozicion dhe të shfrytëzoj ndikimin e vet për të mirën dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Ernesto Beleli, ambasador i Italisë në Maqedoni.

Ambasadorët  me përbërje të njëjtë, në ora 16: 30 do të takohen me Zoran Zaevin, liderin e LSDM-së