Maqedoni Ambasada e Sllovakisë: Të zbatohet marrëveshje tërësisht dhe të mos prolongohet

Ambasada e Sllovakisë: Të zbatohet marrëveshje tërësisht dhe të mos prolongohet

Ambasada e Sllovakisë në vend sot ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes nga partitë politike, për dalje nga kriza.

“Presidenca sllovake me Këshillin e BE-së përshëndet marrëveshjen e arritur në Shkup. Duhet plotësisht dhe pa prolongime të zbatohet ajo që është arritur si marrëveshje për normalizimin e situatës, për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të besueshme dhe demokratike si dhe për kthimin e vendin në rrugën euro- atlantike” njoftojnë për “Meta” nga ambasada e Sllovakisë.