Maqedoni Ambasada britanike: Marrëveshja është e mirë aq sa zbatohet mirë

Ambasada britanike: Marrëveshja është e mirë aq sa zbatohet mirë

Ambasada e Britanisë sot përshëndeti marrëveshjen e arritur dhe shtoi se e njëjta duhet të zbatohet me po aq punë.

“Në përgjithësi, qëndrimi im është se marrëveshja është e mirë aq sa zbatohet mirë. Kjo na mungonte në të kaluarën. Që të jetë kjo marrëveshje e suksesshme, partitë duhet të investojnë shumë mund në zbatimin e saj” deklaroi për “Meta” Pol Edvards, ushtrues detyre në ambasadën e Britanisë në Maqedoni.