Maqedoni Ambasada britanike: Deputetët ta përmbushin rolin e tyre demokratik

Ambasada britanike: Deputetët ta përmbushin rolin e tyre demokratik

Parlamenti është institucioni kryesor në çdo demokraci, vlerësoi për “Meta” Ambasada e Britanisë së Madhe në Maqedoni, pas vendimit të LSDM-ja për të ngrirë pjesëmarrjen e saj në punën e Kuvendit përderisa Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale.

„Shpresojmë se të gjithë deputetët do ta plotësojnë rolin e tyre demokratik, do ta shfrytëzojnë pozicionin dhe ndikimin e tyre për të forcuar sundimin e së drejtës në Maqedoni”, qëndron në reagimin e ambasadës.

Lidhur me kritikat e fundit për punë në PSP, të drejtuara nga presidenti Gjorge Ivanov, nga ambasada përkujtojnë në rëndësinë e PSP-së për dalje nga kriza politika.

„Puna e Prokurorisë Speciale është pjesë kryesore e Marrëveshjes nga Përzhina dhe bazë për zgjidhje të qëndrueshme të krizës politike. PSP-ja është dakorduar nga katër liderë partiakë që e nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinës, ndërsa PSP-ja mori mbështetje të plotë në Kuvend. Të gjitha palët duhet të vazhdojnë të japin mbështetje të plotë dhe të përmbahen nga veprimet që e varrosin punën e tij”, porositi Ambasada e Britanisë së Madhe.