Maqedoni Ahmeti takohet me Bejl dhe Orav: Ivanov tërësisht të tërheq faljen

Ahmeti takohet me Bejl dhe Orav: Ivanov tërësisht të tërheq faljen

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka realizuar takim të përbashkët me Ambasadorin e SHBA,  Xhes Bejli, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian,  Aivo Orav.

“Kryetari Ahmeti foli për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kërkoi që z. Ivanov ta tërheq tërësisht vendimin për falje pa asnjë vonesë. Duke folur për reformat, lideri i BDI-së ri përsëriti që Marrëveshja e Shkupit është në funksion, ndërsa obligimet ligjore që rrjedhin nga kjo marrëveshje duhet të miratohen me konsensus të gjerë”- thuhet në njoftimin e BDI.