Korrespondentë Administrata gjyqësore bojkoton Ditën e gjyqësorit

Administrata gjyqësore bojkoton Ditën e gjyqësorit

Shënimi i 31 Marsit, Ditës së gjyqësorit të Maqedonisë, sot po kalon me bojkotim nga administrata gjyqësore.

Nga Shoqata e administratës gjyqësore të R. së Maqedonisë thonë se janë të detyruar të mos i mbështesin aktivitetet e këtij viti për shënimin e festës dhe se qëndrojnë edhe më tej në kërkesat e tyre për rritje rroge.

Nga Shoqata paralajmëruan masa më radikale për shkak se të gjitha ata që kanë qenë pjesë e grevës së administratës gjyqësore janë gjobitur me 40% ulje rroge dy muaj me radhë. Thonë se gjykatësit, prokurorët dhe nëpunësit e prokurorëve marrin rritje rroge ndërsa shërbimi gjyqësor ngec në këtë drejtim.