Maqedoni Administrata e gjyqësorit paralajmëroi grevë treditore

Administrata e gjyqësorit paralajmëroi grevë treditore

Grevë treditore gjegjësisht më 23, 24 dhe 25 mars paralajmëroi Sindikata e punonjësve të gjyqësorit të Maqedonisë (SPGJM) dhe Shoqata e administratës gjyqësore, të pakënaqur nga raporti i Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës dhe nga ndërprerja e bisedimeve rreth zgjidhjeve të reja ligjore.

Greva do të mbahet në të gjithë gjykatat e vendit ndërsa për 25 mars është caktuar protestë.

Administrata gjyqësore kishte grevë paralajmëruese me të cilën doli kundër disa zgjidhjeve të Ligjit për administratë dhe Ligjit për shërbim gjyqësor dhe ato i vlerësoi si të pavolitshme për administratën gjyqësore.