Maqedoni Zhernovski pret mbështetjen e LSDM-së për mandat të ri në Qendër

Zhernovski pret mbështetjen e LSDM-së për mandat të ri në Qendër

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski përmes Facebook-ut reagon ndaj shkrimit të numrit të sotëm të gazetës “Dnevnik” ku përmendet se ai nuk e ka mbështetjen e LSDM-së dhe se partia sigurisht do të vendoset në zgjedhjet lokale në Qendër të shkojë me drejtorin e “Parkingjeve në Komunën Qendër”, Sasha Bogdanoviq apo me ish deputeten, Sofija Kunovska.

Ai më tej thotë se procedurat në LSDM për emërimin e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë kanë filluar dhe do të zgjatin deri në mars.

“Sot do ta dorëzoj programin tim, sipas procedurave të partisë. Pres mbështetjen e LSDM-së për kandidaturën time dhe besoj se ashtu do të jetë”, shkruan Zhernovski.