Maqedoni Dënim me burg për rastin “Oreshe”

Dënim me burg për rastin “Oreshe”

Aktivendim në rastin “Oreshe” sot pasdite solli Gjykata Тhemelore në Veles. Gjore Petrovski, i cili ngarkohet se ka porositur vrasjen e Lazo Milloshevskit në vitin 2005-të, u dënua me burg prej 13 viteve ndërsa nga 10 vite dënim me burg morën vëllezërit Lupço dhe Ordan Gjorgjievski.

Gjykata pranoi akuzën se Petrovski ka porositur dhe paguar vrasjen e Lazo Milloshevskit, me të cilin kanë pasur hesape të paqëruara vite me radhë ndërsa Lupço dhe Ordan kanë vrarë plakun në shtëpinë e tij në Oreshe.