Maqedoni Zaev: Viti 2016 do të jetë viti i drejtësisë

Zaev: Viti 2016 do të jetë viti i drejtësisë

Në fjalimin e vitit të ri lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se në vitin 2015 e vërteta ka ndriçuar rrugën ndërsa pas saj do të vjen drejtësia.

“Pas vërtetësisë çdoherë vjen drejtësia. Viti 2016 do të jetë viti i drejtësisë. Mund të fitosh drejtësinë në institucionet e drejta. Do të jetosh në shoqëri të drejtë. Sepse në zgjedhje të drejta do të vendoset me drejtësi, për veten, për fëmijët tanë, për ardhmërinë e shtetit të përbashkët” thuhet në fjalimin e vitit të ri të Zaevit.