Maqedoni Në disa burgje në vend të burgosurit jenë hedhur në grevë urie

Në disa burgje në vend të burgosurit jenë hedhur në grevë urie

Të burgosurit në “Idrizovë” për të dytën ditë me radhë janë hedhur në grevë urie. Qëllimi është që fokusi i opinionit të kthehet kah ata, duke dashur të tregojnë për kushtet çnjerëzore në të cilat jetojnë.

Greva sot është përhapur në disa burgje ndërsa të burgosurit ankohen për stërmbushjen e hapësirave dhe ushqimin e dobët.

Kompetentët nëpër burgje janë të njoftuar për grevën dhe pranojnë se në “Idrizovë” ka kapacitet prej 800 ndërsa në të janë akomoduar 2000 të burgosur.

Maqedonia në çdo raport të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut është kritikuar për kushtet çnjerëzore nëpër burgje.