Galeria Në Ohër 12 gradë, bregu i Liqenit i betonuar me akull

Në Ohër 12 gradë, bregu i Liqenit i betonuar me akull

Ohri sot u zgjua me temperaturë prej -12 gradë celsius. Madje edhe më të rriturit nuk mbajnë mend të ftohtë kaq të madh.

Gjatë kohë temperaturat e qytetit të tyre nuk ka qenë më e ulët se ajo në Manastir, Shkup, Krushevë dhe Berovë.

Se në Ohër vërtet është shumë ftohtë, ilustruan reporterët e “Ohrid pres” të cilët nëpërmjet fotografive, të cilat tregojnë gjithandej akull në bregun e Liqenit të Ohrit, në plazhet para kompleksit të hoteleve “Metropol- Belvi”, ku fundjavën e vitit e kalojnë disa qindra mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit.