Maqedoni VMRO- PP: Këshilltari special i Ali Ahmetit të jetë në ballë të...

VMRO- PP: Këshilltari special i Ali Ahmetit të jetë në ballë të VMRO- DPMNE-së

VMRO- Partia Popullore përshëndet vendimin Branislav Sinadinovskit, i cili është këshilltar special i liderit të BDI-së, Ali Ahemtit, njëkohësisht të qëndrojë në ballë të Këshillit Nismëtar për formimin e Kishës Ortodokse Shqiptare në Republikën e Maqedonisë, si hapi i parë i  përmbushjes së të drejtave të shqiptarëve ortodoks në vend.

“VMRO- Partia Popullore pyet nismëtarin,  pse kaq vonë u inkurajua të shpall prejardhjen e tij etnike, dhe të shkruaj libër me këtë tematikë, me të cilën tërësisht mohon krijimtarinë e deritanishme në fushën e historisë dhe identitetit të popullit maqedonas. Gjatë historisë kanë kaluar shumë të ashtuquajtura viktima të sistemit si Bransilav Sindadinovski, Mateja Matevski dhe të tjerë, të cilët diçka tjetër kanë shkruar e krejtësisht diçka tjetër kanë fshehur thellë në vetë. Prej këtu lind pyetja qenësore kush është viktimë e sistemit, ata apo kombi maqedonas dhe identiteti i tij”- thuhet në kumtesën e VMRO- Partisë Popullore.

VMRO- Partia Popullore kujton qytetarët, sidomos udhëheqësinë e anëtarëve të VMRO- DPMNE-së për përmbajtjen e librit të shkruar nga Sinadinovski, dhe me rastin e 20 vjetorit të partisë, në të cilën vetëshpallet si themelues i VMRO- DPMNE-së.

“Kjo gënjeshtër e madhe e cila deri më tani është përgënjeshtruar nga VMRO- DPMNE-ja, siç duket i përshtatet udhëheqësisë aktuale, e cila me çdo kusht dëshiron të fshehë të vërtetën për themeluesin e vetëm  legjitim të partisë, Ljubço Georgievskit. VMRO-Partia Popullore, propozon, që i ashtuquajturi themelues i VMRO-DPMNE-së të largohet nga funksioni i kryetarit dhe me funksionin aktual të  kryetarit të Këshillit Nismëtar, plotësisht t’i realizojë të drejtat e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni”, thuhet në kumtesë.