Maqedoni VMRO DPMNE: Zhernovski liferon të dhëna të gabuara

VMRO DPMNE: Zhernovski liferon të dhëna të gabuara

Prej fillimit të ndërtimit të objektit, VMRO DPMNE tërë procedurën e menaxhonte në mënyrë plotësisht transparente, me shpallje nëpër gazeta dhe me njoftim të vazhdueshëm të opinionit për të gjitha hapat e procedurës, thonë nga partia në pushtet.

“Me procedurë transparente është zgjedhur edhe investitori. Procedurat para komunës së Qendrës janë në rrjedhë e sipër për finalizimin e lejes, për çka Qendra duhet të dijë sepse investitori i objektit ka dorëzuar në kohë që t’i respektoj të gjitha procedurat e nevojshme”.

Objekti në Qendër ende nuk është vënë në funksion ndërsa VMRO DPMNE punën e vet e ka kryer në shtabin e përkohshëm, për çka opinioni gjithashtu ka qenë e informuar.

“Të dhënat e liferuara janë një provokim i kulluar pa kurrfarë bazë ligjore. Fakti që kryetari i komunës Qendër nuk ka bërë asnjë projekt, nuk ka ndërtuar asnjë objekt dhe s’ka zgjidhur asnjë problem të qytetarëve është më se e vërtetë. VMRO DPMNE në punën e vet çdoherë ka vepruar sipas ligjit”.