fbpx

KSHZ listën me votues kontestues e publikoi në internet

-

KSHZ sot publikoi listën e votuesve kontestues me emër dhe adresë të vendbanimit.

Lista është e kapshme në faqen zyrtare të internetit.

Nëse dëshironi të shkarkoni shtypni këtu.

Në seancën e djeshme me pesë vota “për” dhe katër “kundër” u miratua propozimi i anëtarëve të VMRO DPMNE, Silvana Boneva dhe Bedredin Ibrahimi nga PDSH në ueb faqen e KSHZ-së të publikohen emrat e personave të përfshirë në kontrollin në terren.

Në territorin e Çairit, Butelit dhe Shuto Orizarës anketuesit duhet të kontrollojnë 17.000 shënime me të dhënave për votues kontestues. Mbi 11.000 ka në Kumanovë, thuajse 7000 në Qendër dhe Aerodrom, në Karposh dhe Tetovë nga 6000 ndërsa 4000 janë në Manastir.

Që procesi të zhvillohet më shpejtë, KSHZ vendosi të rritet numrin e anketuesve prej 376 në 488.

Kontrolli në terren pritet të përfundoj më 3 prill.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.