Maqedoni VMRO DPMNE: Sheqerinska është e gatshme të shes kombin dhe interesin e...

VMRO DPMNE: Sheqerinska është e gatshme të shes kombin dhe interesin e shtetit

E etur dhe e uritur për kolltuk, Radmila Sheqerinska është e gatshme të shes kombin dhe interesin e shtetit, reagoi VMRO DPMNE ndaj konferencës së sotme të zv- kryetares së LSDM-së.

Partia thotë se pranimi i Platformës shqiptare nga LSDM dhe fshehja nga opinioni i marrëveshjes me tre partitë shqiptare është për shkakun se marrëveshja është kundër interesave të maqedonasve dhe shtetit.

“Populli është i mençur dhe e kupton se Sheqerinska dhe LSDM fshehin marrëveshjen sepse përmban elemente që janë kundër interesave nacionale dhe shtetërore. Asnjë deklaratë e zbraztë e Radmila Sheqerinskës nuk do të zvogëlojë shqetësimin e qytetarëve për ardhmërinë e R. së Maqedonisë. Radmila Sheqerinska e bën sot atë që më mirë e din dhe e praktikon gati dy dekada e gjysmë, që të manipulojë opinionin për dobi politike”, reagon VMRO DPMNE-ja.