Maqedoni VMRO DPMNE: Platforma e Tiranës do të thotë përzierje direkte në punët...

VMRO DPMNE: Platforma e Tiranës do të thotë përzierje direkte në punët e brendshme

“Mes Platformës së Tiranës dhe interesave shtetërore dhe nacionale, krimineli i falur Zoran Zaev zgjodhi platformën. Platforma e Tiranës do të thotë përzierje direkte në punët e brendshme të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e rregullt ditor të VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet se “këtë herë Zaevi po e shet tërë Maqedoninë, vetëm që ta plotësojë dëshiron e tij patologjike për pushtet pa mbështetjen e popullit”.

“Zoran Zaev, i udhëhequr nga notat e Tiranës, është i gatshëm të bëj Qeveri me Zijadin Selën, personi i cili publikisht pranoi se dëshiron ta ndryshoj himnin dhe flamurin e Maqedonisë dhe se nuk ekziston identiteti maqedonas. Zoran Zaevi dhe LSDM-ja vetëm që të vijnë në pushtet, që burimisht nuk u takon sepse nuk fituan në zgjedhjet e 11 dhjetorit, patjetër duhet të bëjnë lëshime në dëm të unitetit të Maqedonisë”, thuhet më tej në kumtesën e partisë.