VMRO DPMNE: LSDM-ja dhe Sorosi ofendojnë Donald Trampin dhe administratën e tij

-

LSDM-ja dhe Sorosi zgjodhën rrugën e sponsorit të tyre, u vendosën në mbrojtjen e tij dhe filluam me ofendime dhe nënçmime ndaj presidentit amerikan Donald Tramp dhe administratës së tij, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Në të thuhet se “për sorosoidët shtrenjtë të paguar nuk është problem me urdhër të futen në konflikt me kë të duan, duke u prirë nga interesat e tyre personale dhe dëshira të përfundojnë nëpër llogaritë e tyre rroga më të larta se 3000 euro”.

“Për rroga të këtilla, fare nuk e kanë problem të organizojnë dhunë dhe demonstrata ku viktima janë policët ndërsa dëmet milionëshe i paguajnë qytetarët. Interesat e tyre janë në konfliktin e interesave të Maqedonisë dhe popullit të këtij vendi. Qeveria e Maqedonisë në krye me VMRO DPMNE-në, në katër vitet e ardhshme do të punojë në komunikim të ngushtë me administratën e Trampit, për realizimin e synimeve strategjike të shtetit. Prioriteti ynë është që të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.