Maqedoni VMRO DPMNE nuk do të grumbulloj firma  për mbështetjen e Gruevskit para...

VMRO DPMNE nuk do të grumbulloj firma  për mbështetjen e Gruevskit para Kongresit

 

Në disa komitete komunale grumbullohen firma për mbështetjen e liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, mëson jozyrtarisht “Meta”.

Sipas burimeve tona nga partia, në Shtip janë firmosur figura të shquara të partisë ndërsa nga dega e VMRO DPMNE-së në Manastir thonë se firmat e vendosur për “Lëvizjen civile për mbrojtjen e Maqedonisë” janë edhe firma për mbështetjen e Gruevskit.

Megjithatë, nga VMRO DPMNE konfirmojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion të organizuar sepse ata janë “parti e qëndrueshme me anëtarësi partiak që përfshihet në të gjitha aktivitetet e partisë”.

“Nuk ka diçka të tillë sepse nuk ka nevojë. Nga tubimet shihet se kryetari ka mbështetjen e madhe kështu që grumbullimi i firmave do të ishte e panevojshme- deklaroi Aleksandar Biçikliski nga VMRO DPMNE-ja.

Nga dega e VMRO DPMNE-së në Manastir thonë se firmat e vendosur për “Lëvizjen civile për mbrojtjen e Maqedonisë” janë edhe firma për mbështetjen e liderit dhe kryeministrit Gruevski.

Pikërisht në këtë mënyrë partia në pushtet në Manastir bën matjen e disponimit të anëtarësisë pas “bombave” të Zaev, konfirmojnë për “Meta” burimet partiake në Manastir.

Zyrtarisht nga komiteti komunal thonë se bëhet fjalë për firma që i grumbullon nisma civile e jo partia, por megjithatë janë dëshmi se lideri i VMRO DPMNE-së, Gruevski, e ka mbështetjen e anëtarësisë në Manastir.

“Ne si parti, nuk grumbullojmë firma për mbështetje, kjo nuk është e nevojshme. Në tubimin në Manastir u pa se lideri Gruevski gëzon mbështetjen e plotë të anëtarësisë –thotë Blagoj Shaklevski, zëdhënësi i komitetit komunal në Manastir.

Ish kryetari i Lidhjes së studentëve të USHKM, Samoil Malçeski, konfirmon se Nikolla Gruevski nuk është më kryetari legjitim i VMRO DPMNE-së sepse mandati i tij ka skaduar më 6 mars.