Maqedoni Ndryshimet kushtetuese nga Komisioni morën dritë të gjelbër

Ndryshimet kushtetuese nga Komisioni morën dritë të gjelbër

Komisioni për çështje kushtetuese sot dha dritë të gjelbër për ndryshimet kushtetuese. Anëtarët e komisionit sot votuan për definimin e martesës vetëm si bashkëjetesë mes një mashkulli dhe një femre, themelimin e zonave ndërkombëtare financiare, banka Popullore të riemërohet në bankë qendrore të Maqedonisë, në politikën fiskale, deficiti është projektuar në 3 për qind, kurse borxhi publik në 60 për qind nga BPV-ja gjatë miratimit të buxhetit vjetor. Mbase të votohen ndryshimet në Këshillin Gjyqësorë, Ministri i drejtësisë dhe njeriu i parë i Gjykatës Supreme nuk do të jenë anëtarë sipas funksionit, dhe krijohet mundësia për ankesë dhe padi para Gjykatës Kushtetuese, kurse DRZ definohet si organ i pavarur dhe vetjak.

Në debatin për definimin e martesës dhe bashkëjetesës mes një burri dhe një gruaje, deputeti i PDSH-ës Imer Aliu tha se ka më shumë probleme nga martesa e zakonshme dhe se pushteti, në vend se të merret me gjëra konkrete, merret me tema të margjinalizuara.

“Silleni, sikur homoseksualët presin radhë para institucioneve shtetërore për të bërë martesën, -theksoi Imer Aliu.

Romeo Tenev nga VMRO-DPMNE ndaj kësaj iu përgjigj se është i bindur që 95 për qind nga qytetarët e Maqedonisë e ndajnë qëndrimin që ekziston si amendament kushtetues.

Zëvendësministrja e drejtësisë  Biljana Brishkovska- Boshkovski tha se funksionimi i zonave ndërkombëtare financiare do të jenë të rregulluara me ligje për t’i plotësuar standardet më të larta. Siç sqaroi Bishkovska-Boçevski, për këtë amandament, qëndrimet janë barazuar në Bruksel. Për qeveritaren VMRO-DPMNE, zonat ndërkombëtare financiare kan rëndësi për hyrje të mundshme të kapitalit të ri dhe zvogëlimit të papunësisë.  Sipas deputetit Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE, të gjithë kritikuesit e këtij ndryshimi kushtetues do e ndryshojnë mendimin e vet kur do të ndeshen me funksionimin e këtyre zonave.