Kronikë Edhe një shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në luftën e Sirisë

Edhe një shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në luftën e Sirisë

Vritet edhe një shqiptar i Maqedonisë në luftën e Sirisë, shkruan “Utrinski vesnik” sitin e saj zyrtarë, duke u thirrur në mediumet në gjuhën shqipe.

Bëhet fjalë për Sadik Xhemailin (25) nga fshati Zdunjë i Gostivarit. Ai herën e fundit kufirin maqedonas e ka kaluar në shtator të vitit të kaluar, kur supozohet se është larguar dhe i është bashkëngjitur pjesëtarëve të ShI.

Ndërkaq, Sadik Xhemaili është shqiptari i katërmbëdhjetë nga Maqedonia i cili ka vdekur në frontet në Siri dhe Irak.