Bota Policia turke arreston ithtarët e imamit Fetullah Gylen

Policia turke arreston ithtarët e imamit Fetullah Gylen

Policia turke sot filloi aksion për arrestimin e ithtarëve të rivalit të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, imamit Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA, njoftojnë mediumet turke.

Ekipet e policisë anti- terroriste sot në mëngjes kanë kryer bastisje në Stamboll dhe 12 qytete tjera nëpër Turqi ndërsa më shumë se 20 persona janë arrestuar, në mesin e të cilëve gazetarë, drejtorë ekzekutiv, producentë dhe autor televiziv, të afërt me Gylen.

Siç njoftojnë mediumet e huaja, një grup më i madh i njerëzve janë grumbulluar para zyrës së gazetës ditore “Zaman” në Stamboll, duke detyruar policinë të largohet nga objekti pa asnjërin nga të punësuarit në këtë gazetë.