Maqedoni Thaçi: Marrëveshja e Përzhinës është e vdekur, koha është për marrëveshje tjetër

Thaçi: Marrëveshja e Përzhinës është e vdekur, koha është për marrëveshje tjetër

“Lajm i mirë sepse BE po tregon interes për vendin”, kështu është shprehur, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi pas mbarimit takimit në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, me të dërguarin special të Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike në vend, Johanes Hajndëll.

“U pajtuam se e vetmja alternativë është BE. Marrëveshja e Përzhinos ka dështuar. Kanë marr pjesë 4 parti, por përgjegjësinë e mbajnë 3 partitë në Qeveri”, shtoi Thaçi.

Sipas tij, debllokimi i Kuvendit është iniciativë e mirë dhe nëse ka vullnet mund të zgjidhet çështja e krizës politike.

“Debllokimi i Kuvendit është iniciativë e mirë. Mendoj se nëse ka vullnet punët mund të rregullohen. Pika e parë e jona është Parlamenti të nisë me dy dhoma dhe aty shqiptarët të kenë veto për çdo vendim”, shtoi Thaçi.

Përndryshe, me Hajndëllin sot kanë pasur takime edhe LSDM-ja dhe BDI-ja.