Maqedoni “Plenumi studentor”: Kryeministri lëshoi pe, por ne nuk jemi naiv

“Plenumi studentor”: Kryeministri lëshoi pe, por ne nuk jemi naiv

Pas orëve të tëra të polemikës dhe debatit të shëndoshë pas takimit të sotëm në Qeverinë e RM-së, anëtarëte plenumit janë të bashkuar në qëndrimin se argumentet e tyre të qarta kanë bindur kryeministrin Nikola Gruevski në absurditetin e ligjin të tij. Sot ai lëshoi pe, por anëtarët e plenumit nuk janë naiv- thonë nga “Plenumi studentorë”.

“Është tërësisht e qartë procedura ligjore: hapi i parë drejt shfuqizimit të ligjit është moratoriumi gjegjësisht anulimi i ligjit të miratuar. Hapin e parë do të konsiderojmë si të përmbushur nëse e shohim si të votuar në procedurë parlamentare. Hapi tjetër është miratimi i një ligji tjetër. Lufta jonë është që studentët të jenë vazhdimisht dhe drejtpërdrejtë të përfshirë në krijimin e tij si faktor relevant. Nëse kjo nuk ndodh, qasja e hapur dhe gatishmëria e qeverisë sonë do të jenë jo- legjitime. Ata do të ishin thjeshtë reterim, anulim të revoltit dhe frikës. Në atë rast obligimi jonë civil ngel rebelimi”, thuhet në njoftimin e “Plenumit Studentor”.

Ata thonë se të mësuar nga transparenca e deritanishme, qëndrojnë syçelë dhe se fronti studentorë nuk është i mbyllur.