Maqedoni Sondazh: VMRO DPMNE me përparësi para LSDM-së

Sondazh: VMRO DPMNE me përparësi para LSDM-së

Nëse nesër do të kishte zgjedhje, VMRO DPMNE do të fitonte 29,5% e votave ndërsa LSDM 21,4%. BDI do të fitonte 10,2% ndërsa PDSH 4,3%, publikoi agjencia serbe për matjen e rejtingjeve, “Faktor Plus Adria”.

Në pyetjen për kë do të votonin, 15,4% nuk janë përgjigjur ndërsa të përmbajtur do të votonin 14,9% e të anketuarve.

Në pyetjen çfarë mendimi kanë për Zoran Zaev, 44,1% e tyre janë prononcuar pozitivisht ndërsa 38,5% kanë mendim negativ. 16,8% janë neutral lidhur me liderin opozitar.

Për Nikolla Gruevskin, 47,1% e qytetarëve kanë mendim negativ ndërsa pozitivisht janë prononcuar 44,6% ndërsa vetëm 8,1% janë të përmbajtur.