Rreth 30 qytetarë nga Shkupi, sot kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe ne Spitalin e qytetit 8 Shtatori, siç bëri të ditur “Здравство 24“. Që nga pasditja e djeshme deri sot në mëngjes në Klinikën SHËM NAUM I OHRID ka pas 13 pacient me lëndime zakonisht fraktura të nënbrrylit. Kanë patur dhe hospitalizim të një pacienti me fraktura të nënbrrylit. Edhe në “8 Shtatorë” kanë pranuar dhjetra pacient me fraktura. Mjekët alarmojnë për kujdes maksimal, sidomos pas paralajmërimeve të Entit Meteorologjik për rënien e temperaturave nën minus 15 gradë celsius, nga të cilat do ketë ngrica. Ndihma emergjente e Shkupit, që tu dali në ndihmë pacientëve nga fshatrat malore, mbrëmë ka angazhuar automjet special Xhip. Mjetet e ndihmës së shpejtë nuk mund të arrin në vendbanimet e larta. Mbrëmë kanë patur 22 thirrje dhe s’ka patur fare vonesë. Te vetmin problem e kanë patur me thirrjen nga fshati Sushicë, ku nga se terreni i papërshtatshëm nuk ka mundësuar që të depërtohet atje. Por pacientin e kanë zbritur deri në Petrovec, dhe pastaj është marr nga mjetet e Ndihmës së Parë.