Maqedoni Shilegov: Qeveria e Gruevskit në katër sy ua ka dhënë biznesin qiraxhinjve...

Shilegov: Qeveria e Gruevskit në katër sy ua ka dhënë biznesin qiraxhinjve të Janakievskit?

Dokumentet zyrtare të publikuara në faqen e BE-së zbulojnë se Qeveria e Gruevski ia ka dhënë biznesin kompanisë gjermane “Ludvig Fajfer”, që është qiraxhi në shtëpinë e ministrit Mile Janakievski, me kontratë të drejtpërdrejtë, apo siç thotë populli “në katër sy”- akuzon zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

-Siç qëndron në këto dokumente, në tender janë paraqitur madje katër kompani të interesuara, por zëvendës- kryeministri Stavrevski ka nënshkruar kontratën me kompaninë selia e të cilës është në pronën e ministrit Janakievski në Prilep. E tërë kjo ndodh pasi tenderi njëherë është anuluar. Raporti IPA për vitin 2012-të zbulon të dhëna skandaloze. Në dokument shkruan: projekti për stacionin filtrues në Prilep u ballafaqua me vonesa shtesë në fazën e tenderit dhe delegacioni i BE-së më në fund patjetër duhej ta anuloj evaluimin për shkak të brengës serioze për shkelje të besueshmërisë në proces- theksoi Shilegov.

Zëdhënësi i opozitës thotë se Gruevski, Stavrevski dhe Janakievski duhet menjëherë para opinionit t’i sqarojnë këto gjëra.

-Institucionet e partizuar po heshtin për ditën e tretë me radhë- akuzon Shilegov.