Maqedoni LSDM: Qytetarët kanë krijuar një program për të rikthyer klasën e mesme

LSDM: Qytetarët kanë krijuar një program për të rikthyer klasën e mesme

LSDM-ja së bashku me qytetarët, pas takimeve të shumta në tërë Maqedoninë, ka bërë programin për kthimin e klasës së mesme. Ekipi i LSDM-së ka përgatitur tashmë ndryshime në programin me propozime të reja dhe zgjidhje, thuhet ne deklaratën e partisë opozitare.

Në deklaratë thuhet se programi do  kthej nderin të qytetarëve i cili ka qenë i hequr nga grupi përfitues pushtetar.

“VMRO-DPMNE e sheh fundin e tij nën udhëheqjen e kryetarit të tyre Gruevski dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të përfshirë në skandale korrupsioni të shpallura në projektin “E vërteta për Maqedoninë” dhe për këtë arsye përmes propagandës trillojnë gënjeshtra. Sa I frikësuar  është Nikolla Gruevski, tregon fakti se  përveç frazës se vjetër në lidhje se LSDM-ja nuk ka ndonjë program, tregon edhe  përmendja e prokurorit special publik gjithkund ku arin. Ajo duket është një ankth “, thuhet në deklaratën e partisë.

Në deklaratën e tyre, shkruan se sipas Traktatit për zgjidhjen e krizës politike e cila e ka nënshkruar dhe Nikolla Gruevski në  Przhino, prokurori i posaçëm do të ketë përgjegjësi për gjithçka lidhur me përgjimin dhe përmbajtjen e bisedave  telefonike të publikuara.