Maqedoni LSDM filloi hetim individual për ngjarjet në Kumanovë e 9 majit

LSDM filloi hetim individual për ngjarjet në Kumanovë e 9 majit

Nga LSDM bëjnë thirrje që të gjithë ata që kanë ndonjë informatë rreth ngjarjeve para dy muajve në Kumanovë t’i ndajnë ato me partinë, e cila siç tha në konferencën e sotme kryetari i Komisioni për mbrojtjen e LSDM, Maksim Dimitrievski, “punon në zbardhjen e të vërtetës për Kumanovën”.

“Ashtu siç zbuluam të veprat e liga të Nikolla Gruevskit përmes projektit “E vërteta për Maqedoninë” gjithashtu LSDM vepron edhe për zbardhjen e ngjarjeve në Kumanovë. Ky rast nuk do të lëmë që të harrohet e as të lihet anash. Për këtë apelojmë tek të gjithë që kanë ndonjë informatë të na kontaktojnë” tha Dimitrievski.

Sipas tij, LSDM do të bëj çmos që ta zbardh rastin, i cili siç tha Dimitrievski, “sipas shumë treguesve ka pasur për qëllim ta shpërqendrojë opinionit nga kriza aktuale politike në vend e përfundoi me tetë familje të cilat mbajnë zi, fëmijë në lot para shtëpive të rrënuara dhe mijëra pyetje “pse” e që përgjigjet po fshihen”.