Maqedoni LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga Trajanovski për dyert e mbyllura të shkollave

LSDM-ja kërkon përgjegjësi nga Trajanovski për dyert e mbyllura të shkollave

Sot në seancën për pyetje të këshilltarëve do të kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi për dyert e mbyllura në shkollat e mesme në Shkup, gjatë protestave, deklaroi Damjan Mançevski, koordinatori  i grupit të këshilltarëve nga koalicioni “Lidhja e së ardhmes”, në konferencën për shtyp.
– Nxënësit e shkollave të mesme drejtpërdrejtë  janë të prekur nga testimi ekstern që pushteti do ta zbatojë në fakultete. Nxënësit e shkollave të mesme  – kanë të drejtë kushtetuese legjitime të shprehin qëndrimin dhe mendimin  tyre, dhe kjo iu pamundësua  e drejta për të amrr pjesë në protestë, nëpërmjet presioneve nga ana e drejtorëve dhe dyreve të mbyllura të shkollave- deklaroi Damjan Mançevski.

Ai pyet dyert e shkollave të mesme janë mbyllur me urdhër të kryebashkiakut Koce Trajanpvskit

LSDM-ja është kundër konceptit  për testim ekstren në arsimin e lartë, të mesëm dhe atë të mesëm. LSDM-ja do ta abrogojë testimin ekstern.