Maqedoni Rektori Stojkovski i kënaqur nga ftesa e Ministrisë së Arsimit

Rektori Stojkovski i kënaqur nga ftesa e Ministrisë së Arsimit

Kryetari i Konferencës Interuniversitare dhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi, Velimir Stojkovski, shprehu kënaqësinë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka pranuar ftesën për takimin e përbashkët lidhur me reformat e propozuara në arsim.

“Universitet në Republikën e Maqedonisë si anëtare të Asociacionit Evropian të Universiteteve, Asociacioni Botëror të Universiteteve dhe si nënshkrues të Magna Charta Universitatum, gjithmonë janë angazhuar për arsim cilësor në përputhje me standardet  botërore. Prej këtu si komunite akademik, gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të hapur dhe të gatshëm për bisedim dhe debat për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë për përmisimin e cilësisë së arsimit të lartë” , thuhet në kumtesën drejtuar me rastin e ftesës së sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që i dërguan Konferencës Interuniversitare të Republikës së Maqedonisë