Maqedoni Prokuroria Themelore “pranoi” se hyrja në Kuvend nuk është vepër e turmës,...

Prokuroria Themelore “pranoi” se hyrja në Kuvend nuk është vepër e turmës, por bashkimit kriminel

Prokuroria Themelore Publike sot ka njoftuar se në hetimin për dhunën në Kuvendin e RM-së më 27 prill është kyçur edhe Prokuroria Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo do të thotë se nga provat që i ka prokuroria dalin dyshimet se dhuna në Kuvend nuk është vetëm vepër individëve të caktuar “që i ka marrë turma”, por se janë sulme të planifikuara nga grup i organizuar.

Avokati Zvonko Davidoviq për “Meta” thotë se Prokuroria “më në fund është vetëdijesuar” se bëhet fjalë për ngjarje e organizuar me plan dhe për bashkim kriminel.