Maqedoni Ndërroi jetë aktori Vasil Shishkov

Ndërroi jetë aktori Vasil Shishkov

Dje mbrëma  në Shkup papritur  ndërroi jetë aktori Vasil Shishkov.  Ai është djali i legjendës së aktrimit të Maqedonisë, Risto Shishkov.

Lindi më 1970 në Shkup, ndërsa në skenën teatrale u paraqit në vitin 1991. Ka marrë pjesë në disa filma, ndërsa rolin e tij të fundit e ka pasur në filmin “Hije” të Millço Mançevskit.

Shishkov ka aktruar edhe në serialin “Përrallat popullore maqedonase” dhe në filmat “Xhipsi mexhik”, “Zoti i vraftë spiunët”, “Maqedonia mundet”, “Brumbujt” etj.

Rrethanat  për vdekjen e  tij tani për tani nuk dihen. Sipas informacioneve të pakonfirmuara Shishkov vdiq si pasojë e atakut në zemër.