Maqedoni “Pavel Shatev”: Për VMRO DPMNE mbështetje prej 37,9% për LSDM-në 16,1%

“Pavel Shatev”: Për VMRO DPMNE mbështetje prej 37,9% për LSDM-në 16,1%

Për VMRO DPMNE-në do të votonin 37,9% e votuesve ndërsa për LSDM-në 16,1%. 26,9% nuk do të votonin për asnjë parti, tregon anketa e Institutit “Pavel Shatev”.

Kreu i VMRO DPMNE-së ka mbështetjen e 52,3% e të anketuarve ndërsa kreu opozitar Zoran Zaev, 19,1%. Thuajse një e treta apo 28,6% nuk kanë përgjigje.

Në punën e Prokurores speciale Katica Janeva nuk besojnë 64,3% kundrejt 23,4% që besojnë në punën e saj.

88,4% e të anketuarve vlerësojnë se akuzat e PSP-së kundër funksionarëve të lartë të shtetit nuk do të ndikojnë në vendimin e tyre se për kë do të votojnë në zgjedhje. Vetëm 5% janë përgjigjur se kjo do të ketë ndikim.

67,8% prej tyre konsiderojnë se rastet e Janevës janë të motivuara politikisht.

Anketa është realizuar përmes telefonit me 1075 të anketuar në periudhës 13-15 mars të këtij viti ndërsa rezultatet kanë gabime statistikore prej 2,5%.

Nga instituti “Pavel Shatev” thonë se qëllimi i anketës është që të mësohen perceptimet e qytetarëve të cilët në pjesën më të madhe votojnë për dy partitë më të mëdha të RM-së, VMRO-LSDM. Në këtë sondazh nuk kanë marrë pjesë votuesit shqiptarë sepse si zakonisht ata votojnë për partitë shqiptare.