Maqedoni Të dënuarit në “Agjent”: Rasti i jonë është rast krimi-politik

Të dënuarit në “Agjent”: Rasti i jonë është rast krimi-politik

Në njoftimin për opinionin, Slobodan Bogoevski, Vlado Peshlikoski dh Vasko Tomanoviq, të cilët u dënuan me burg në rastin “Agjent”,aktgjykimet e të cilëve u vërtetuan nga Gjykata e Apelit, pohojnë se i tërë rasti është me prapavijë kriminale – politike, e ndërtuar nga pushteti.

-Me urdhër nga “Familja”  e cila udhëheq me pushtetin ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor në Maqedoni, Jovan Ilievski filloi proces për ndjekjen e krimit të organizuar i cili, gjoja, e kemi bërë ne. Edhe pse e ka ditur se nuk ekziston asnjë fakt dhe dëshmi për këtë, padrejtësisht u privuam nga liria dhe ishim në arrest 8 muaj të plotë, pa bazë dhe pa kurrfarë shkaqe që e arsyetojnë këtë, me arsyetim të kote se prokurori ka të drejte të kërkojë kurse gjykatësi hetues të përcaktojë arrest, në bazë të dispozitave nga ligji për procedurë penale- thuhet në njoftim.

Në fund të shkresës, si përgjigje ndaj pyetjes retorike rreth asaj pse është montuar i tërë rasti, qëndron: “Përgjigjja qëndron tek paratë. Që të vidhen 30 milion euro nga buxheti i R. së Maqedonisë, në emër të një kompanie anonime nga Qiproja, pronësi e parterit të biznesit të kësaj familje, Dimitris Kondominas, pushteti montoi këtë rast”.

Ish drejtori i Drejtorisë për sigurim dhe zbulim, Slobodan Bogoevski avokati Vlado Peshlikoski dhe përfaqësuesi i “Merkator”. Mitja Valiq, u  dënuan me burg prej 2 viteve ndërsa dënim me burg prej tre viteve, për mashtrime financiare u dënua avokati Vasko Tomanoviq.

Ata ngarkohen se përmes marrëveshjeve fiktive dhe kompani fiktive simotër të “Central Balkan Investment” nga Qiproja dhe “Merkator” nga Sllovenia kanë bërë larje parash.