Bota Ballkan Përçarje ndërmjet Papandreut dhe Venizelos

Përçarje ndërmjet Papandreut dhe Venizelos

Mosmarrëveshje të reja brenda vendit trondit partinë greke socialiste PASOK, me propozim të ish kryeministrit dhe lider i partisë, Jorgos Papandreu, partia të ristartohet dhe të shpallet Kongres i ri të zgjidhet  kryetar i ri i presidenti socialist.

Propozimi i Papandreut erdhi një ditë para takimit me liderin aktual të PASOK-ut dhe ministrit të punëve të jashtme, Evangelos Venizelos. Shkak janë mosmarrëveshjet e  hapura e ish kryeministrit, me mënyrën sesi Venizelos udhëheq politikën dhe propozimi i liderit aktual i partisë të formojë koalicion të gjerë të qendrës së majtë e cila do të udhëhiqej nga PASOK-u.

Një  përpjekje të këtillë kishte edhe gjatë eurozgjedhjeve kur PASOK-u mori pjesë në koalicionin e qendrës së majtë “Ulliri”. Venizelos për këtë propozim  kishte përkrahjen e parardhësit të tij Papandreu, ish kryeministrit Kostas Simitis.

PASOK-u nëpërmjet kumtesave krejtësisht hodhi poshtë kërkesën e Papandreut, indirekt duke e akuzuar për tentim që të shkaktohet destabilizim i partisë dhe Qeverisë në periudhën kritike të bisedimeve me Treshen  dhe përpjekje të shtetit që më seriozisht të rimarr veten.

-Nuk do të lejojmë që të na lëkundin rrugën në të cilën ecin partia dhe shteti- thuhet në kumtesën e zyrës së PASOK-ut për marrëdhënie me publikun.