Maqedoni Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Nënë Tereza do të shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016. Ky vendim është marrë nga Papa Françesku i cili i ka njohur asaj mrekullinë e dytë.

Lajmi bëhet e ditur nga gazeta “Avvenire”, e cituar nga BBC dhe te gjitha mediat italiane. Pak ditë më parë, me një votim unanim Kongregata e të Shenjtë vendosi për këtë. Mrekullia lidhet me shërimin e një 35-vjeçari me tumor në tru, i cili u shërua në mënyrë ta pashpjegueshme.

Tumori është zhdukur dhe personi i sëmurë është larguar nga kujdesi intensiv. Mjekët besohet të jenë habitur nga shërimi i këtij personi, duke bërë që dy zyrtarë nga Vatikani të shkojnë dhe të interesohen me tepër për këtë rast.

Nënë Tereza u lumturua në vitin 2003. Lumturimi është hapi i parë drejt shenjtërimit. Ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.

Nënë Tereza themeloi “Misionarët e Bamirësisë” në vitin 1949 dhe jetën e saj ia përkushtoi njerëzve të varfër dhe të sëmurë. Gonxhe Bojaxhiu ka lindur në vitin 1910 në Shkup dhe vdiq në 1997.