Maqedoni Nedelkov : Të hënën nuk do të mbahet testimi ekstern

Nedelkov : Të hënën nuk do të mbahet testimi ekstern

Greva e arsimtarëve do të vazhdoj derisa nuk plotësohen kërkesat tona edhe krahas presioneve të mëdha dhe kërcënimeve- theksoi lideri i SASHK-ut, Jakim Nedelkov i cili shtoi se të hënën arsimtarët që bëjnë grevë nuk do ta realizojnë testimit të paraparë ekstern për nxënësit e vitit të katërt.

-Po bëhet një fushatë e paparë që të tregohet se grevë ka vetëm në Kumanovë dhe Strumicë, që nuk është e saktë. E di që edhe nga konferenca e sotme për shtyp nuk do të del çdo gjë sepse të dhënat përgatiten në një Qendër për komunikime, pardon, qendër për spekulime, gënjeshtra dhe të pavërteta. Paramendoni, një grup i lexuesve të tekstit kërkojnë përgjegjësi nga kryetari i SASHK-ut dhe anëtarësisë. Ata lexues duhet statutin ta lexojnë që të shohin se SASHK nuk është i kryetarit, por i anëtarësisë. Greva nuk do të ndalet derisa anëtarësia nuk e kërkon këtë- tha Nedelkov.