Ekonomi Në vend 500 milion euro, shteti do të futet në borxh 270...

Në vend 500 milion euro, shteti do të futet në borxh 270 milion euro

Në vend të 0,5 miliardë siç ishte paraparë borxh nëpërmjet eurobligacionit, shteti do të marr borxh  270 milion euro.

Këtë  ndryshim të vendimit, Ministria e Financave e  publikoi në “Gazetën Zyrtare”.

Fillimisht mjetet e planifikuara ishin për mbulimin e deficitit buxhetor për këtë vit dhe vitin e ardhshëm dhe për financimin e borxheve të vjetra.