Korrespondentë Në sheshin e Ohrit me mijëra qytetarë festonin në minus 10 gradë

Në sheshin e Ohrit me mijëra qytetarë festonin në minus 10 gradë

Disa mijëra qytetarë edhe mysafirë nga vendet ballkanike, vitin e ri 2015 e pritën në ambient të hapur, në -10 gradë celsius në sheshin e “Shën Klimentit të Ohrit”.

Me këngë dhe raki të ngrohtë nga kafenetë për rreth, hareja zgjati deri në orët e  vona të natës dhe përfundoi me fishekzjarrë mbresëlënëse mbi Liqenin e Ohrit.

Të pranishmit në shesh argëtoheshin  me interpretimin e këngës popullore, Petar Neçevski nga Ohri, bendi “Kameleon” dhe me Vllado Janevskin.

Qytetarëve që festonin iu drejtua edhe prefekti i Ohrit, Nikola Bakraçeski.

Disa mijëra mysafirë nga Serbia, Bullgaria, Mali i Zi, Shqipëria, Romania, Kosova, Greqia dhe vende të tjera ishin të shumtë dhe e mbushën Ohrin përplot, në pritjen ndërrimit të mot moteve.

Sot, në qytet temperaturat e tejkaluan zeron, që është një motiv më shumë të gjallërohen kafenetë, çarshia dhe bregu u liqenit.