Maqedoni Muhiq: Zaev më ftoi të jem deputet, kërkova vetëm të jem i...

Muhiq: Zaev më ftoi të jem deputet, kërkova vetëm të jem i pavarur

“Që të jem kandidat për deputet më ftoi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev. Unë vetëm kërkova që të jem i pavarur, ku ai i pajtua, dhe ja u gjeta në listë”, thotë për “Meta” prof. Ferid Muhiq, emri i të cilit shkaktoi reagime nëpër rrjetat sociale dhe mediumet pasi u zbulua se do të jetë në listat e kandidatëve.

Ai thotë se reagimet janë si “mëlmesë” e komenteve pozitive që i merr tërë kohën.

“Vazhdimisht marr mesazhe mbështetjeje nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Dibra dhe Ohri. Dëgjova se ka reagime për kandidaturën time, por unë askujt nuk ia solla në pikëpyetje integritetin, ashtu që ata s’do të mund ta sjellin integritetin tim në pikëpyetje” thotë Muhiq.

Në pyetjen nëse e ka ndryshuar qëndrimin se aborti është vrasje, thotë se ende e mendon këtë.

“Unë vetëm mund të them se ata që mendojnë të kundërtën, janë vrasës të fëmijëve. S’mund të ndryshohet kaq lehtë qëndrimi. Ende e mbaj këtë qëndrim” thotë Muhiq.

Dje LSDM i publikoi listat e deputetëve, ku u gjetën aktivist civil dhe profesorë. Një pjesë e emrave edhe sot janë temë debati nëpër mediume. Nga partia opozitare tani për tani s’kanë koment për reagimet negative.