Maqedoni Mos- toleranca është verbëri morale dhe shpirtërore

Mos- toleranca është verbëri morale dhe shpirtërore

“Në epokën e digjitalizimit dhe globalizimit të komunikimeve përmes internetit, mund të gjenden shumë informacione të rrejshme dhe të pasakta që nxitin urrejtje dhe mos- tolerancë. Në pesë vitet e fundit në Maqedoni vërehet progres në këtë drejtim, por për fat të keq, kriza në vend ka ndikuar në nivelin e tolerancës. Shpresoj se do të rregullohet kodi penal dhe gjuha e urrejtjes do të përkufizohet më saktë” deklaroi Xhefri Goldstajn, zv- shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, në konferencën e sotme për dialogun e civilizimeve dhe sfidat e tolerancës në epokën digjitale. Konferenca është mbajtur në Akademinë maqedonase të shkencave dhe arteve në suazat e Ditës botërore të tolerancës.

Akademiku Vlado Kambovski theksoi se të gjitha format e mos- tolerancës interpetohen si verbëri morale dhe shpirtërore.

“Përderisa nuk ka ndjekje efektive të krimit të shkaktuar dhe nxitur nga urrejtja, niveli i tolerancës nuk do të jetë në nivel më të lartë” tha dr Besa Arifi nga Fakulteti juridik pranë UEJL.

Sociologu nga akademia bullgare e shkencave, dr Rumjana Zheleva, duke folur në gjuhën angleze, deklaroi se toleranca është koncept i brendshëm dhe relativ. Për këtë, në këtë proces nevojiten të kyçen të gjithë të prekurit nga mos- toleranca.

Ngjarjen e hapi i pari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti.