fbpx

ASHAM përgatit deklaratë: “Si është Maqedonia dhe si duhet të jetë”

-

Në Akademinë e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) për momentin po përgatitet teksti, me të cilin Akademi do të paraqitet në këtë moment kyç dhe në të cilin do të jepej “ndonjë nuancë për atë se si është Maqedonia tani e si duhet të jetë” Akademiku Mitko Manxhukov thotë se kur “shteti është në pyetje, siç e shohim se është deri më tani, atëherë patjetër duhet reaguar”.

Manxhukov këtë e tha në televizionin “Nova” në pyetjen pse ASHAM nuk është më aktive dhe shpesh nuk reagon.

“ASHAM është organizatë serioze tradicionale e cila s’mundet të reagoj në moment. Mirëpo, kur ka ashpërsim, kur shteti është pyetje, siç e shohim se është, atëherë patjetër duhet reaguar dhe unë mendoj se në ASHAM tani për momentin po diskutohet për një tekst, ta quajmë “deklaratë” që do të jep nuancë për atë si është Maqedonia e si duhet të jetë”.

Mitko Manxhukov në vitin 2007 u bë anëtar i rregullt i ASHAM-it. Ai është udhëheqës i projektit për përpunimin e “Enciklopedisë” e cila vitet e fundit është vënë në pushim.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.