fbpx

Akademikët dhe politikanët, me qëndrime të kundërta rreth krizës

-

Anëtarët e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) kanë qëndrime të kundërta për krizën politike në vend dhe zhvillimet aktuale dhe tensionet që u paraqitën pas miratimit të Platformës shqiptare.

Kryetari i ASHAM, Taki Fiti në fjalimin e tij hyrës në Kuvendin e 50-të vjetor të Akademisë, tha se gjendja është serioze dhe me tension dhe se mungesa e transparencës zbeh mundësinë e opinionit profesionist që të prononcohet për bazën kushtetuese dhe cilësinë e zgjidhjeve të ofruara.

“Është e domosdoshme subjektet politike në Maqedoni të kuptojnë se nevojitet shkëndijë e vogël për ndezjen e tensioneve ndëretnike dhe brenda- etnike. ASHAM si institucion i lartë shkencor në përputhje me të drejtat ligjore dhe obligimet është e gatshme të merr pjesën e vet të përgjegjësisë për tejkalimin e krizës”, tha Fiti.

Sipas akademikut Mitko Maxhukov, pas publikimit të Platformës shqiptare, nevojitet ASHAM “të qëndroj në mbrojtjen e shtetit”.

“Dygjuhësia çon në shkatërrimin, shqiptarizimin dhe myslimanizmin e shtetit, popullit dhe institucionet mes të cilave edhe ASHAM”, tha Maxhukov.

Profesoresha dhe shkrimtarja, akademikja Katica Qulavkova konsideron se “kërkesat për platforma janë përpjekje për manipulim dhe vegël për destabilizim të shtetit në favor të pushtetit të deritanishëm e jo për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”.

“Konsideroj se bëhet fjalë për manipulim dhe dyshoj se vet e kanë krijuar platformën që ta mbajnë pushtetin dhe të amnistohen krimet e bëra. Unë mbështes propozimin që të tërhiqen çfarëdo platforma edhe nga blloku shqiptar edhe nga pushteti i cili po vdes ndërsa nuk dëshiron ta pranoj këtë”, tha Qulavkova.

Historiani, akademiku Ivan Katarxhiev tha se fjalimi i sotëm i ASHAM, “nuk duhet të shndërrohet në kuvend politik për problem për të cilin ky institucion nuk është i gatshëm”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.