Korrespondentë Në burgun e shtipit vetvrasje misterioze e pronarit të “FIKOM”-it

Në burgun e shtipit vetvrasje misterioze e pronarit të “FIKOM”-it

Në burgun e Shtipit sot në mëngjes është gjetur i varur pronari i FIKOM-it, Nikolla Nikoliq. Nikoliq bashkë me bashkëshorten e  tij ishin në vuajtje të dënimit prej 10 vjet burg, të dënuar  për shkak të mashtrimit të qytetarëve  lidhur me shitjen e banesave në lagjen e Kisella Vodës.

Varja e pronarit të FIKOM, Nikolla Nikolliq është vërtetuar edhe nga drejtoria e burgut të Shtipit por edhe nga MPB-ja, përfaqësuesit e së cilës kanë dale në vendngjarje dhe kanë filluar me hetimin e rastit. Për varjen e Nikoliqit ka shkruar në facebook edhe avokati I tij Aleksandar Petrovski.