Maqedoni Milosh Zeman të enjten për vizitë në Maqedoni

Milosh Zeman të enjten për vizitë në Maqedoni

Presidenti çek Millosh Zeman të enjten do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe do të pritet nga kolegu i tij Gjorgje Ivanov.

Sipas paralajmërimeve, njëra nga temat për të cilat do të bisedojnë dy presidentët do të jetë kriza e emigrantëve. Maqedonia siç është e ditur është pjesë e shtegut Ballkanik të emigrantëve nga Afrika dhe Azia në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian. Çekia në vrullin e krizës dërgoi disa dhjetëra policë si ndihmë për Maqedoninë në kufirin me Greqinë.

“Pas takimit të përbashkët, Zeman duhet të pranojë dekoratën shtetërore të Maqedonisë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë çeke Jirzhi Ovçaçek, bën të ditur ÇTK-ja çeke.

 Millosh Zeman, gjatë vizitës në Maqedoni do të merr pjesë edhe në biznes seminarin Maqedoni-Çeki, dhe do ta vizitojë manastirin Shën Naumi në Ohër.