Fondacioni Metamorfozis shpall sfidën CtrlZ për një video të shkurtër në temën: Jeta e të rinjve pas shfaqjes së Kovid-19.
Mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë e interesuar nga 13 deri në 24 vjet.
Videot mund të incizohen me çfarëdo kamere ose telefoni.
Për të marrë pjesë në sfidë:
- Vendoseni videon në temën e dhënë në profilin tuaj në një nga rrjetet sociale YouTube, TikTok, Instagram;
- Ndiqni profilin e CTRLZ në Instagram- https://www.instagram.com/ctrlz.mk/ ;
- Shtoni hashtagun #CtrlZChallenge në titullin ose përshkrimin e videos;
- Nëse videoja është postuar në Instagram, sigurohuni që ta shënoni profilin tonë @ctrlz.mk. Është e dëshirueshme që profili juaj të jetë i hapur, gjegjësisht publik, e jo i mbyllur (private) në mënyrë që të gjithë ta shikojnë videon. Nëse videoja është bashkangjitur në TikTok ose YouTube, sigurohuni që të na dërgoni link të videos në një mesazh në profilin tonë në Instagram.
Në rast të përdorimit të materialeve pa të drejta të autorit, është e detyrueshme që ato të jenë me licencë të hapur, gjegjësisht të lira për përdorim falas.
Ndalohet përdorimi i materialeve të mbrojtur nga të drejtat e autorit ose plagjiatura në aplikacione.
Fituesi do të marrë çmimin – Action Camera GoPRO Hero 7.
Aplikimet për sfidën do të pranohen nga 25 qershori deri më 23 korrik, ndërsa fituesi do të shpallet më 31 korrik 2020.