Kronikë Menaxheri i një hoteli në Ohër dyshohet për fshehje tatimi

Menaxheri i një hoteli në Ohër dyshohet për fshehje tatimi

Policia e Ohrit ka ngritur kallëzim penal kundër Z.C (34) i punësuar në hotelin “Prestol” i cili ngarkohet me veprën penale fshehje tatimi, njoftoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski.

I dyshuari, si person përgjegjës dhe nënshkrues në faturën e hotelit “Prestol” në Ohër të ardhurat e dasmave dhe ahengjeve tjera nuk i ka regjistruar, por paratë i ka marrë për vete. Në këtë mënyrë, kompaninë e cila ekonomizon me hotelin e ka futur në borxhe dhe në mënyrë kundër- ligjore ka përfituar rreth 1 milion denarë.

I akuzuari Z.C qarkullimin e realizuar e ka vendosur si hua nga emri i tij në llogarinë e hotelit, nuk i ka paguar furnizimet ndërsa të ardhurat e dasme dhe ahengjeve tjera të organizuara i ka regjistruar.